Plagosi këngëtarin shkodran, arrestohet autori, zbulohet arsyeja
Ademir Fresku është 30-vjeçari i cili mbeti i plagpsur me thikë paraditen e sotm në Shkodër.
Mësohet se Fresku ëstë këngëtar në qytetin verior.
Autori i dyshuar i ngjarjes, Gjergj Dardha, 50 vjeç, është arrestuar.
Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin Ademir Fresku, 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi më herët policia.
Burime bëjnë me dije se tregtari Gjergj Dardha kishte shkuar disa herë i dehur në lokal dhe pronari Ademir Fresku mëngjesin e sotëm i ka thënë që nuk do i shërbehet më, duke e paralajmëruar që të mos shkojë tek lokali i tij.
Tregtari menjëherë ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë 30-vjeçarin.