Lajme
Bie masivi shkëmbor me inerte nga mali Trebeshina, bllokohet aksi Ura e Dragotit-Këlcyrë
Një masim shkëmbor me inerte ka rënë nga lartësitë e malit Trebeshina.
Si pasojë, është bllokuar aksi nacional Ura e Dragotit-Këlcyrë.
Mësohet se fatmirësisht nuk ka dëme materiale.
Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore dhe emergjencat civile, të cilat janë duke larguar inertet.