ShowBiz

Zarfi i zi në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, anulohet televotimi; kush do të eliminohet nesër?

Tjetër zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Vip Albania! Zarfi do të hapet ditën e nesërme, ndërkohë që është anuluar televotimi.

Për shkak të sjelljeve bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme, Vëllai i Madh ju njofton se ka vendosur të anullojë televotimin aktual. Në show-n e së martës, do t’ju komunikohen masat ndëshkuese që Vëllai i Madh ka ndërmarrë”, bëhet me dije në zarfin e zi.

Kujtojmë se një ditë më parë ka patur debate të shumta mes banorëve. Mbrëmë Gjesti ka vazhduar të përballet me situata të tensionuara në shtëpi. 
Ai ka pasur një konflikt të fortë me Jozin dhe G-Banin, me këtë të fundit që e ka pritur menjëherë që në hyrje të shtëpisë. Në një moment të nxehtë, G-Bani ka përmendur edhe anëtarët e familjes së Gjestit, duke i përmendur emrat e nënës dhe motrës së tij, duke shtuar edhe më shumë tension në situatën.

Megjithatë, Gjesti ka reaguar me qetësi ndaj ofendimeve, edhe pasi Jozi i ka hedhur ujë mbi kokë, duke intensifikuar edhe më tej përplasjen.

Më pas, G-Bani e ka ndjekur dhe janë “përplasur” kokën më kokë, duke bërë që tensioni të arrinte nivele të reja.

Debate në shtëpi kanë patur dje edhe Livia me Amber, ku është përdorur një fjalor aspak i këndshëm si “zhgarravinë, pornografike”. Gjithashtu Livia ka debatuar edhe me Loredanën.

Gjithashtu Amber është nervozuar pasi në banjë kishin vendosur emrin e saj, por ende nuk dihet se kush e ka bërë atë veprim.

Gjithashtu Amber ka patur debat edhe me Rozanës, të cilës në një moment i thotë ‘klouni i shtëpisë’, nga ana tjetër këngëtarja i drejtohet “e bukura e shtëpisë ti’.

Gjesti gjithashtu ka patur debat mbrëmë edhe me Xumin. Gerti nga ana tjetër ka patur një debat të ashpër me Bernardin, të cilit i tha “skuth, ti të ha pas shpine. Ti kur të vendos dorën në krah të vret”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button