Bota

V*itet me armë kryebashkiaku në Ekuador teksa ishte në makinë me djalin e tij, plagoset i mituri

Kryebashkiaku i Arenillas, Eber Ponce Rosero, vdiq pasi u qëllua me pesë plumba teksa drejtonte automjetin e tij në të cilin ndodhej dhe djali i tij. Ata po udhëtonin drejt juglindjes së Ekuadorit. Shoqata e Komunave të Ekuadorit (AME) e njoftoi ngjarjen e rëndë në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

“Me pikëllim njoftojmë vdekjen e kryetarit tonë të dashur të Arenillas,” njoftoi AME, duke shpjeguar se ngjarja ndodhi pas orës 16:30 (koha lokale) kur kryebashkiaku 45-vjeçar u sulmua nga një burrë, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Sipas asaj që raportoi gazeta ekuadoriane “El Comercio”, nuk është e qartë nëse kryebashkiaku ishte kërcënuar më herët.

Më pas, Policia e Ekuadorit reagoi duke deklaruar përmes një komunikate se “ngjarja e dhunshme” e regjistruar në Arenillas “rezultoi me tre plagë me armë zjarri, I plagosuri u transferua në një qendër mjekësore, ku fatkeqësisht u konfirmua vdekja e kryebashkiakut. Djali i tij i mitur u plagos por pa rrezik për jetën”.

Në Ekuador, shtet i Amerikës Latine, vrasjet e politikanëve janë një dukuri e zakonshme.

Ekuadori prej kohësh po përjeton epokën e tij më të përgjakshme për shkak të trafikut të drogës dhe bandave lokale të cilët janë në luftë oër kontrollimin e rrugëve, burgjeve dhe rrugëve të drogës.

Në gusht të 2023 u ekzekutua kandidati për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio. Ekzekutim i cili solli një zinxhirë vrasjesh në radhët e politikanëve ekuadorianë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button