Bota

Tërmet 6.4 ballë godet ishullin e Japonisë Kyushu, lëshohet paralajmërimi për cunami

Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi afër bregut juglindor të ishullit japonez, Kyushu. Lëkundjet mësohet se u ndjenë në disa zona, përfshirë Osakën. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tërmeti është regjistruar në orën 21:19 me orën lokale. Përhapja u gjet në një thellësi prej 30 kilometrash nën ujë.

Lëkundjet e forta që pasuan u ndjenë në të gjithë ishullin Kyushu, ishullin Shikoku dhe një zonë të gjerë nga qyteti Hiroshima në Osaka. Në të njëjtën kohë, një paralajmërim për cunami deri në 1 metër u lëshua për bregun lindor të ishullit Kyushu dhe bregun jugor të ishullit Shikoku.

Një paralajmërim për valët e baticës deri në 20 cm ishte në fuqi për ishujt Amami, Tokara, Tanegashima, Yakushima dhe disa zona të Honshu. Për momentin nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button