Spartak Ngjela për përdhunimin: “Edhe pse ajo nuk thotë ‘po’, në një moment ndien kënaqësi”
Avokati i njohur Spartak Ngjela edhe pse i njohur më shumë për deklaratat e tij pikante mbi erotizmin në daljet televizive, sesa ndaj profesionit të tij të vërtetë, ka qenë i ftuar në podkastin e Ilnisa Agollit.
Mes shumë deklaratave që ai ka shprehur kohë të shkuara në daljet publike, moderatorja veçoi njërën, e cila është sa e dëmshme psikologjikisht në shoqëri, por edhe aktuale.
Ilnisa Agolli: Është një deklaratë e juaja ku keni thënë: “Femra kur përdhunohet pas një momenti të caktuar përgjatë aktit, fillon dhe ndien kënaqësi”.
Spartak Ngjela: Jo nuk e kam thënë kështu. Dëgjo me vëmendje; Përdhunim do të thotë vetëm vullnet. Në qoftë se ajo nuk ka dhënë vullnetin “po”-në dhe ti e përdhunon, ajo vjen një moment i caktuar që dhe mund të ndiejë kënaqësi. Por, sa e mbaron shkon dhe denoncon. Sepse kënaqësia është instikt, nuk është logjik. Vullneti është morali, unë e kam nga profesioni.