“Më mirë butterfly, se 40-vjeçar i papjekur”, Ronaldo Sharka vazhdon ‘sherrin’ virtual me Luiz Ejllin
Një debat virtual u ndez mes Ronaldo Sharkës dhe Luiz Ejllit, pasi gjatë transmetimit të “Fan Club” Ronaldo krahasoi Luizin me Gjestin, ku dyshja e përmendur shpesh është parë të krahasohet nga shumë individë në rrjet për lojën që kanë bërë në Big.
“Luizi me Gjestin, si të krahasosh nipin me gjyshin,” tha Sharka, një deklaratë kjo që nuk u prit mirë prej Luizit dhe shumë shpejt pati një reagim prej tij duke publikuar një video ku Sharka këndonte për Ejllin dhe e cilësonte nje flutur (Butterfly).
Pas kësaj ka ardhur dhe një reagim bombë prej Sharkës ku ka shpërthyej ndaj Ejllit me këto fjalë:
Më mirë BatërFlaj se sa të fitosh duke mashtruar se ke sëmundje të pashërueshme, o 40-vjeçar i papjekur. Mos e ki inatin me mua, unë e kuptoj që kur të ikën fama për poshtë e s’t’i dëgjon më njeri ato këngë paçavure që bën, nuk je rehat dhe më sheh mua nga divani në Fan Club, por famën s’ta mora unë, ta mori Parashqevia me Gjestin. Siç u harrove nga Ethet e së premtes mbrëma dhe Eurovizioni, u harrove dhe tani, shumë shpejt madje”, përfundon postimi i Ronaldos, i cili për hir të së vërtetës, përsa kohë ishte brenda shtëpisë së Big Brother, dukej shumë i afeksionuar me çiftin Kiara-Luiz.