“Italia gati për Lojërat Mesdhetare të 2026-ës dhe Evropianin e Futbollit 2032”
Italia po përgatitet të mirëpresë dy evente të mëdha sportive: Lojërat Mesdhetare të 2026-ës dhe Kampionatin Evropian të Futbollit 2032.
Po ashtu ajo parashikon të kryejë edhe një reformë unike që njeh sportin si një ekselencë industriale, stil jete e detyrë civile ndaj komunitetit e territorit.
Dhe pse janë larg në kohë, Qeveria “Meloni” është në aktivitet të plotë për të ofruar mikpritje, infrastrukturë moderne e gara cilësore në këto dy evente ndërkombëtare që do të zhvillohen në Itali.
Në edicionin e XX të Lojërave Mesdhetare që do mbahen nga 21 gushti deri më 3 shtator në Taranto, pjesëmarrëse mes 28 vendeve janë dhe sportistët nga Shqipëria e Kosova.
“Sukseset sportive e atletët ekselentë janë dëshmi e punës së një qeverie. E ky është modeli italian i sportit; stil jete, shërbim civil për të rinjtë e gjithë përfshirje sociale”, thotë Ministri.
Viti 2024 u mbyll me suksese olimpike të sportistëve italianë në tenis, volejboll, not, atletikë, por dhe në ato para-olimpike.
“Sporti është tregues i konkurrencës së një vendi e dëshmon se Italia dhe në këtë sektor është në majat e podiumeve. Objektivi ynë është të reduktojmë distancën aty ku sporti nuk është i pranishëm duke investuar në infrastrukturë e duke i njohur vlerën sociale që ka në shoqëri e në ato zona periferike urbane o territore të harruara”, tha Ministri.
Abodi rrëfen reformat e ministrisë së tij në këto dy vite pune bazuar në një raport më të ngushtë mes sportit e institucioneve, më bashkëpunues me shoqërinë e si një stil jete që ofron jo vetëm shëndet, por dhe vlera e detyrim civil për të rinjtë.
Shërbimi civil për të rinjtë në fushën e sportit është një nga risitë e Ministrisë italiane.
“Një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë janë mbi 62 mijë vende në dispozicion të tyre e për entet që kanë nevojë duke i ofruar Italisë aksione konkrete në shërbim të komunitetit e të territorit”, shprehet Ministri.
Bota e sportit si një ekselencë industriale është ideja e reformave të ministrit Abodi që nis me bazën legjislative. tek drejtat audiovizive, teknologjinë, fiskalizimin, transparencën, revolucionit teknologjik, si dhe luftën kundër piraterisë, krimit të organizuar e fenomenit match-fixing.
“Objektivi ynë , një botë sportive sa më konkurruese jo vetëm në cilësi sportive, por dhe në atë ekonomike”, shprehet Abodi.
Italia do të presë Kampionatin Evropian të Futbollit për 2032-in dhe Ministri i Sportit thotë se po punohet për të identifikuar 5 stadiumet mikpritëse me 5 projektet përkatëse për ristrukturimin e tyre.
“Ka shumë kandidatura e një konkurrencë të lartë mes qyteteve e stadiumeve të tyre. Brenda tetorit 2026 do të informojmë zgjedhjet për 5 stadiumet e nisjen e projekteve përkatëse”, thotë ai.
Mbi Lojërat Mesdhetare, ministri italian shprehet se: “janë një rast i madh jo vetëm sportiv, por dhe gjeopolitik.
Duhet të rigjejmë paqen në Mesdhe e Kryeministrja Meloni ka një vëmendje të vecantë ndaj këtij eventi”, tha ai.
Qeveria italiane ka lëvruar 175 milionë euro për infrastrukturën sportive të Loëjrave Mesdhetare në Taranto të Puglias e mbi 60% të kostos organizative është garantuar nga Ministria e Sportit që u shtohen financime të tjera në impiante sportive nga vetë rajoni i Puglias.
Ndërsa Kampionatin Europian të Futbollit 2032, Italia do ta ndajë së bashku me Turqinë. Në 10 stadiumet e përfshira, 5 do të jenë në Itali e 5 në Turqi.
Ministri ka informuar se bashkë me Federatën Italiane të Fubollit kanë seleksionaur 10 qytete italiane, Bari, Bologna, Cagliari, Firenze, Roma, Napoli, Torino, Milano, Verona e Genova nga ku do përzgjidhen 5 prej tyre.
Këto qytete janë jo vetëm pasuri kulturore e artistike e vendit, por dhe përcjellin një traditë e histori për sportin e futbollit italian”.