ShowBiz
Më pak të votuarit nga publiku, Petro dhe Gramozi eliminohen nga gara e “Big Brother VIP”
Prime-n e kaluar është hapur votimi për publikun, i cili do të votonte për të preferuarin.
Si pasojë e këtij votimi, dy më pak të votuarit do të lënë sot shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Fillimisht personi i cili eliminohet nga kjo garë ishte Petro, e më pas Gramozi.
Nga televotimi për të preferuarin, nga i cili dy prej jush do të lënë shtëpinë, i pari që del sonte duke humbur shansin për të vazhduar garën për çmimin e madh është… Petro”.
Ai u shpreh se nuk mund të krijonte një lojë në shtëpi, pasi është një tip emocional.
Përpos kësaj Petro u shpreh se mendjen e kishte gjatë gjithë kohës tek familjarët e tij.