Life Style

Ky është gabimi që shumica prej nesh nuk evitojmë kur bëjmë thonjtë

Kujdesi për duart është një hap i domosdoshëm i një pamjeje elegante dhe, ndoshta, kur dëgjoni fjalinë: “Ajo ka duar delikate”, mendoni menjëherë për një manikyr me ngjyrë natyrale, shkëlqim dhe formë të mrekullueshme të thonjve. Megjithatë, kujdesi dhe manikyri nuk mbaron me ngjyrën apo limimin, por shtrihet edhe tek lëkura rreth thonjve.

Lëkura rreth thonjve mund të jetë paksa irrituese dhe kërkon kujdes të shpeshtë për të mos dukur e thatë dhe për të mos prishur pamjen e duarve tona. Megjithatë, në këtë fazë ndodh gabimi më i shpeshtë që bëjnë vajzat dhe gratë, dhe nëse edhe ju bëni këtë, duhet ta ndaloni menjëherë.

Lëkura rreth thonjve nuk është e panevojshme, as nuk është aty për të na shqetësuar kur bëjmë manikyr apo pedikyr. Ajo është aty për të mbrojtur thonjtë nga infeksionet dhe prerja e saj rrezikon shëndetin e tyre.

Ajo që duhet të bëni është thjesht ta shtyni atë drejt bazës së thonjve me një mjet metalik/ druri të posaçëm, pasi ta keni lagur me ujë dhe  më pas aplikoni një vaj që do ta bëjë më të butë. Më pas, fërkoni butësisht me pajisjen dhe jeni gati për thonjë elegantë dhe duar të bukura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button