Lajme

Ekzekutimi mafioz në derë të shtëpisë, 6 plumba ndaj pronarit të mobilerisë, Bujar Nasufi s’kishte precedent penalë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele ( 12 janar 2024) te Pallati me Shigjeta, ku një 56-vjeçar është qëlluar për vdekje teksa ishte në makinë.

Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat besohet se i përkasin armës me të cilën është vrarë Nasufi.

Autori ka qenë i maskuar me një kapuç dhe pasi ka qëlluar është larguar me një motor të zi drejt zonës së Selitës.

56-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në pjesën e sipërme të trupit dhe ka humbur jetën teksa po trasportohej drejt spitalit të Traumës.

Sipas informacioneve të deritanishme, viktima ka një mobileri së bashku me vëllain e tij, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë precedent penal.

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin Bujar Nasufi rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”,- informoi policia e kryeqytetit.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button