Life Style

“Dha atë që po mungonte”/ Aulona Musta dhe Olti Curri analizojnë Gjestin në BBV: Talent i lindur…

A ekziston rreziku që gjithë ky popullariteti i menjëhershëm të jetë në fakt diçka që mund të shuhet?

Të ftuar sot në “Big Brother VIP Fan Club” kanë qenë moderatorja Aulona Musta dhe opinionisti Olti Curri. Ata kanë diskutuar dhe kanë dhënë mendimin e tyre në lidhje me ecurinë e lojës në BBV deri më tani dhe konkretisht në fillim të intervistës janë ndalur tek hyrja e Gjestit. 

Pjesë nga biseda:

Heidi: Pse Gjesti është një magnet për audiencën?

Aulona: Dha atë që po mungonte në shtëpi dhe që në përgjithësi mungon në Big Brother. Energjinë pozitive, humorin, ngacmimet pa qenë në asnjë moment negativ, bullizues, ofendues. Pa sharë askënd. Ishte ajo ç’ka mungonte. Edhe pse ne shpeshherë themi që publiku shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë kërkon dhunën dhe të sharat në fakt po të bësh analizën kupton që i mungon një personazh si Gjesti dhe ajo çfarë ai ka transmetuar gjatë këtyre ditëve. 

Heidi: A ekziston rreziku që gjithë ky popullariteti i menjëhershëm të jetë në fakt diçka që mund të shuhet?

Olti: Gjesti më dilte shumë shpesh në TikTok, Instagram dhe gjithandej. Përdori disa element si rripi tek koka, atletet e mëdha, dilte me mbathje dhe pellush në borë në Kosovë. Bënte disa gjëra për të cilat unë mendova se ai mbrapa ka një person apo një staf marketingu që e kompleton personazhin e tij edhe me këto që quhen aksesorë.

Pata nuhatjen që po na lind një produkt dhe ky produkt ose është instiktiv ose është ulur dikush në tavolinë nga marketingu në Kosovë dhe po prodhon një personazh si Gjesti.

Sa i përket të ardhmes, me hyrjen e tij në Big Brother VIP Albania u interesova dhe iu ktheva gazetarisë, bëra kërkime dhe arrita në përfundimin që ai është thjesht instiktiv, talent i natyrës pra natyra e ka ndezur dhe ajo mund ta fikë. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button