ShowBiz

“Deri 17 vjeçar kam pi dr*gë, shkollën e kam lanë në klasë të 10”, publikohet rrëfimi i Gjestit

Big Brother Vip Kosova” ka publikuar sot rrëfimin e Gjestit, rrëfim që duhej të jepej javën që shkoi, por u ndalua për shkak se Gjesti u bë pjesë e BBV Albania. Megjithatë sot rrëfimi i tij u publikua.

Ai ka treguar sfidat nëpër të cilat ka kaluar për të arritur aty ku është sot.

Jam kanë shumë hiperaktiv, kam bërë gjërat që kam dashtë. Nuk ma dashtë shkollën kurrë, klasën e tetë e kam përsëritur për shkak se nuk kam mësuar. Kam vazhduar deri në të mesmen deri në të 10-tën më pasë e kam lënë. Nuk jam kanë i fokusuar në shkollë”, u shpreh Gjesti.

Gjithmonë e kam pasë mendjen në muzikë dhe e kam ditur që shumë mirë do ta bëjë. Rruga më ka mësuar shumë gjëra që mos me qenë njeri i keq, mos me shit shoqërinë, që s’bën me vjedh, mos me u rreh”.

Kam bërë gjëra të këqija të tepruara, të këqija që e kam idhnuar familjen, deri në moshën 17 vjeçare, kam pirë hashish”.

Vendosa të largohem nga katuni tim, nuk ju kam folur prindërve për dy vjet. Ika në Prishtinë, e kam shitur një telefon, për të arritur atë që dua. Babai nuk kishte mundësi të më ndihmojë, unë vendosa vet, kam kaluar shumë gjëra, kam fjetur rrugëve s’kam pasë as të ngrënë, ka qenë shumë e vështirë”, u shpreh Gjesti.

Gjatë kohës sa kam qenë në Prishtinë, për të arritur suksesin tim, e kam takuar një vajzë, kam qenë në lidhje 5 vjet, nuk kemi pasë rrymë, i kam bërë shumë gjëra të këqija asaj, nuk kam mundur ta kontrollojë veten, aq shumë e kam dashur, dhe më ka dashur, kam qenë në depresion të thellë, nuk kam pasur zgjidhje”, tha ai.

Një euro dy euro sa i kishim femra merrte nga familja e saj dhe me ipte mua. E kam lënduar shumë e kam tradhtuar. Nëse kisha rilindur njëherë, kisha dashur me ia ditur vlerën njeriut që e kam dashur me gjithë shpirt dhe nuk e kisha bërë asnjëherë”, tha Gjesti.

Ai mes tjerash ka treguar edhe për një gjë të rëndë që e ka përjetuar familja e tij. Gjesti ka thënë se dikush ka tentuar t’i bëjë keq familjes së tij, duke u bërë magji.

Me babain nuk e kam pasur një raport shumë të mirë, ka ndodh dikush edhe ka tentuar me na bo keq, me magjia, kush ka shpirt t’i bëjë këto gjëra nuk e di. Babai nuk më donte mua, babai nuk e donte nënën, motra babain, pat shkuar lëmsh familja, kem tu u mbyt me njëri-tjetrin familja”, u shpreh Gjesti.

Ka nis gradualisht një vjet, babai ushqim kur i çojsha, i gjujke, ka qenë e vështirë për mua. E pata marr një veturë dhe pata shkuar në katun, për ta larguar babain, mos po çohet, ka qenë në gjendje të rëndë. Fatin që e gjetëm atë gjë në shtëpi”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button