“Ti ha gjithë ditën…”/ Plas debati mes Klajdit dhe Rozanës: Je manipuluese, më bëhet qejfi nëse del
Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes Rozanës dhe Klajdit
Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes Rozanës dhe Klajdit. E gjitha nisi pasi këngëtarja kishte bërë për të ngrënë, por këngëtari kishte mbetur pa gjë pasi kishte mbaruar.
Rozana i thotë se bëri një gjysmë mishi, Amber kishte kërkuar për të ngrënë dhe hëngri. Madje sipas saj, edhe Egli i kishte thënë Gertës që të ikte të hante dhe kur ka shkuar ajo nuk ka patur. Ushqimi ishte bërë nga buxheti personal i Rozanës, Eglit dhe Livias.
Unë i dhashë gjysmën time Gjestit”, shtonpastaj Rozana dhe del jashtë. Nga ana tjetër Klajdi i përgjigjet: “Unë te buka nuk kapem me askënd, as me armikun më të madh, largohu, si artiste flet dhe sillesh. Ke një shpirt shumë të madh po e tregon dita ditës. Bravo, je njësh, je figurë”.
Më pas Klajdi iu drejtua Livias duke i thënë për Rozanën:
“Këto janë gjeste të vogla që në shumatore shumë të vogla bëjnë një të madhe dhe tregojnë çfarë njeriu je, edhe ça shpirti ke. Edhe nuk ka justifikim as buxheti e asgjë. Unë thashë e kam bërë kastile që gjithë buxhetin tim personal cigare. Këtu ka moj sallam, djathë, makarona, nuk është se do rri pa ngrënë, e dija. Vetëm për të parë ça zemre kanë të gjithë banorët, sidomos zemrën e saj”.
Më pas ka nisur debati mes Klajdit dhe Rozanës te divanet jashtë:
Rozana: Unë të mas ty pulsin çfarë bën ti kur je në vështirësi. Gënjeshtar
Klajdi: Po më ngatërron me veten
G-Bani: Ju jeni legenda
Rozana: Unë s’jam legjendë, jam njeri
Klajdi: Unë jam gënjeshtar, hipokrit, negativ, i kam të gjitha
Rozana: Sot gënjeve sy për sy, ke ardhur pas Gertës sot. Pasi Gerta nuk gjeti ushqim që i kishte premtuar Egli
Klajdi: Fol, fol
Rozana: Klajdi je i fundit që mund të pyes për të ngrënë se ti ha gjithë ditën me thënë të drejtën.
Klajdi: E nëse më pyet domethënë është gabim
Rozana: Jo, ngaqë ti je më i ngopuri këtu në shtëpi
Klajdi: Është e vërtetë apo të duket ty?
Rozana: Më duket mua
Klajdi: Mendimi im është se dy herë ke gatuar dhe s’më ke pyetur
Rozana: Mos u mërzit, nuk do të pyes asnjëherë
Klajdi: Bravo
Rozana: Me buxhet personal jo, kur kam bërë për të gjithë ke ngrënë
Klajdi: E di shumë mirë, gjesti, mua nuk më hahej bukë si mbrëmë si sot
Rozana: O zotëri pse duhet të të pyes ty kur nuk kam supë, ça të të jepja tenxhere për të ngrënë? Mos u merr me mua, merru me dikë tjetër
Klajdi: Pse ça të duket vetja që të mos merrem me ty, kush je ti? Më more pak inat që s’po mbaj lojën tënde, e s’më shikon më
Rozana: Jo, s’më duhesh ti fare në lojë, madje mendoj se del sot
Klajdi: Sigurisht. Do ta bëj qejfin thua?
Rozana: Po, nëse del po
Klajdi: Po nëse del ti ça ndodh?
Rozana: Nëse dal unë të bëhet qejfi ty
Klajdi: Me thënë të drejtën më bëhet
Rozana: Qenkemi të dy me të njëjtën pasaportë, ça do
Klajdi: Të merrem me ty, qenkemi njësoj
Rozana: Njësoj nuk jemi. Hajde merru
Klajdi: Unë nuk jam mashtrues dhe manipulues
Rozana: Puna është a merrem unë me ty