Spektakli i “BBVK” nis me përmendjen e Gjestit: Çfarë u tha?
Spektakli i radhës i “Big Brother VIP Kosova” ka nisur pikërisht me përmendjen e ish-banorit të këtij formati, Gjestit. Pa u bërë ende 24 orë nga eliminimi i tij nga “BBVK”, ai u shfaq në të njëjtin format, por në Shqipëri.
Hyrja e tij në “Big Brother VIP Albania” ishte shumë e bujshme, ndaj situata e krijuar nuk kaloi pa një koment nga prezantuesi i “BBVK”, Alaudin Hamiti.
Ai u shpreh se Gjesti është “një produkt i BBVK”, ndaj i uron suksese edhe në rrugëtimin e tij të radhës.
Po ashtu, Alaudini njoftoi në emër të produksionit se eksperienca e Gjestit në “BBVA” nuk do të ndërpritet, (mbase) duke iu referuar kontratës që ish-banori ka me këtë produksion.
Në fakt faleminderit për shikueshmërinë e jashtëzakonshme të këtij Big Brotheri, sidomos të ‘prime’ të shkuar. Ne jemi shumë të lumtur që një produkt i Kosovës i Big Brother të Kosovës është vendosur fuqishëm në Big Brother të Shqipërisë, si asnjë personazh më parë. Në asnjë mënyrë nuk do tentojmë të ndërpresim rrugëtimin e një lojtari nga Kosova, i cili është kthyer në fenomen, suksese Gjesti, misioni vazhdon”, u shpreh ai.
Gjithashtu edhe dy opinionistët dhanë komentet e tyre, ku nuk mungoi një “thumb” nga Milaim Zeka, i cili e konsideroi si një reklamë të “BBVK” hyrjen e Gjestit në këtë format.
“Njeriu aty ku krijohet, a e ke vërejtur se gjatë gjithë bisedave që bëhen dhe na bëjnë shumë reklamë Bigut të Kosovës. Gjesti do të mbetet gjithmonë si lojtar i Big Brother VIP Kosova”, tha Zeka.
Nga ana tjetër, Olta Gixhari i uroi fat.
“Mendoj që Gjesti ka thyer dhe do të thyej çdo rekord se t’i mbaj dy Big Brother rresht uroj t’i mbajë nervat dhe energjitë e të vazhdoj deri në fund. Uroj shumë”, u shpreh Olta.
Kujtojmë se edhe autorja e “BBVK”, Olsa Muhameti ka reaguar tërthorazi mbi këtë situatë duke shprehur se po mban dy “Big Brother”.