Si i përjeton Ledi Shamku sulmet që i bëhen për marrëdhënien e së bijës me politikanin demokrat, Belind Këlliçi
Ledi Shamku Shkreli, dikur deputete e Partisë Socialiste, në zgjedhjet e kaluara lokale të 14 majit mbështeti hapur partinë rivale. Kjo pasi ish kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçin është i fejuari i vajzës së saj, Anës.
Për këtë arsye studiuesja është sulmuar shpesh, ndërsa ditën e sotme ajo ka treguar se si i sheh dhe si i përjeton deklaratat thumbuese, për shkak të lidhjes së të bijës me Belind Këlliçin.
“Si zgjatim i një kohe të keqe kur nuk takoja dot ose kur porositesha nga zysha që të mos takoja dot një shoqen time të ngushtë se kishte të atin e persekutuar. Por unë e takoja dhe në oborrin tim gjyshja mblidhte të gjithë të persekutuarit që kishte rreth e rrotull. Këto lloj llogjesh në lidhje me zgjedhjet personale ndjesore të Anës mua më duken fiks zgjatim i kohës kur ti quheshe i prekur”.
Ajo tregoi se nuk është dashur që t’i japë asnjë këshillë të bijës
“Jo sepse më ka kënaqur gjithmonë me mënyrën si ka reaguar, madje edhe më ka surprizuar.”/LIVING