Life Style

“Po e pres Eglin kur të dalë”/ Redoni i vendosur: Kam dëshirë të jetë me mua

Ndër të tjera Redoni tregoi se nuk është fare xheloz për Xumin.

ftuar sot në emisionin “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin në Top Channel ka qenë ish-banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP. Redon Berani shprehu hapur ndjenjat për Egli Takon.

Të tregohem realist. Unë aty hyra për të bërë lojë, ka qenë vendi i fundit që kam pritur se mund të ndjejë diçka të fortë emocionale. Egli kur ka rrëfyer historinë e saj, vuajtjen me ankthin mua më ka prekur shumë sepse ishte e njëjta histori që e kam pasur edhe unë. Ishte hapi i parë që më afroi mua me të. 

Më tej ai shtoi se:

Çfarë më ka bërë përshtypje është se kur kemi folur tema të ndryshme dhe gjëra shumë interesante.

Ai rrëfeu se shija për serialet dhe historia me tatuazhin ishin ato që i vunë pikat mbi ‘i’ dhe e bënë Redonin të mendonte se me këtë vajzë ka një gjë shumë speciale. Gjithashtu ai tregoi edhe se e ka parë në ëndërr.

Unë nga njëra anë kisha nënën time dhe nga ana tjetër një ëngjëll mbrojtës sepse nuk e di çfarë mund t’i them asaj. Një femër e mrekullueshme që më ka bërë të ndihem shumë mirë. Aty thashë këtu lojë nuk mund të bëj, sepse unë erdha me një qëllim të tillë por jam duke përjetuar emocione reale dhe gjëra që po kam frikë t’i vazhdoj. 

Erjona e pyeti nëse ka rënë në dashuri dhe Redoni u përgjigj duke thënë:

Nuk e di nëse është dashuri, nuk e di çfarë është.

Do ta presë ai Eglin kur të dalë nga shtëpia?

Patjetër që do e pres. 

Më tej ai shtoi se: 

Unë e kam një simpati për atë femër që nuk ma heq dot njeri prej mendjes. Është shumë speciale për mua dhe kam qejf të jetë me mua. 

Ndër të tjera Redoni tregoi se nuk është fare xheloz për Xumin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button