Një ‘banore’ e re në BBV 4? Aldo i tregon shtëpinë dhe e prezanton me të gjithë
Një ditë më parë Aldo theu kutinë e emergjencës në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”
Një ditë më parë Aldo theu kutinë e emergjencës në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Ai donte që të takonte vajzën e tij, e si pasojë mori atë vendin.
Duke marrë një të mirë, Aldo pati edhe një tjetër vendim të rëndësishëm, që të dërgonte një banor në nominim të përhershëm. Ai tha emrin e Gertës pa u menduar gjatë.
Ndërkohë sot, Aldo është surprizuar nga Vëllai i Madh pasi në shtëpi ka hyrë e bija. Teksa ai qëndronte me vajzën te dera kryesore, gjithë banorët e tjerë e kanë duartrokitur dhe disa prej tyre janë përlotur.
Edhe Gerta e cila shkoi në nominim nga Aldo, iu afrua atyre dhe e pyeti të voglën se sa vjeçe është dhe a e kishte marrë mallin për babin.
E vogla tha se është 3 vjeç dhe tha “po” e ka marrë malli për babin.
Më pas Aldo ka kaluar nga dhoma e gjumit dhe i ka treguar se cili është krevati i tij. Gjithashtu i ka treguar kuzhinën dhe pjesën e living.
Banori ka qëndruar pak me të bijën edhe në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku e vogla i tregonte se çfarë ka veshur.