A do pijë një gotë verë me Meritonin? Egla tregon telefonatën me ish-banorin e BBV 3: Unë e mbarova…
Aktorja e njohur, Egla Ceno, ka bërë ditën e sotme një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”
Aktorja e njohur, Egla Ceno, ka bërë ditën e sotme një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”. Pyetjet për të kanë qenë të shumta dhe të ndryshme.
Madje ka ndjekës që kanë interes të dinë për raportin e saj me ish-banorët e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, ku Egla u shpall fituese.
Është e vërtetë që do pish një gotë verë me Meritonin?”, e ka pyetur dikush, ku Ceno nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet.
Ajo shprehet se Meritoni e ka telefonuar gjatë festave të Vitit të Ri. Gjithashtu Egla shton se është i mirëpritur çdokush nga ish-banorët e BBV 3, pasi për të Bigu ka mbaruar në momentin që ajo ka dalë nga shtëpia si fituese.
“A ç’a jeni ju. Më telefonoi gjatë festave të Vitit të Ri dhe i thashë “je i mirëpritur”. Unë e mbarova Bigun tim në momentin që dola nga ajo shtëpi si fituese. Çdokush nga ata është i mirëpritur””, u përgjigj Egla.
Kujtojmë se kjo pyetje erdhi pas një deklarate që Mjekiqi bëri gjatë një interviste ku u pyet për Eglën.
Ish-finalisti i BBV 3 zbuloi se ka pasur një bisedë telefonike me Eglën, e cila ishte shumë miqësore dhe pa ndonjë tension.
“Fola në telefon me Eglën, i thashë përshëndetje nga një shok i vjetër në telefon, ishte një reagim interesant. E kemi lënë për një gotë vere, pa sherre”, tha moderatori i njohur.