Life Style

50 pyetje që do t’i bëjnë bisedat tuaja flirtuese më interesante

Asgjë nuk të jep më shumë “flutura në stomak” sesa faza e parë e njohjes me dikë. E dini mirë për çfarë po flasim: atë periudhën kur mezi prisni që personi me të cilin keni dalë disa herë dhe me të cilin keni një kimi të jashtëzakonshme t’ju kthejë mesazhin. Telefonatat e mbrëmjes janë momentet më të mira të ditës dhe po numëroni orët deri kur të takoheni sërish. Por, më shumë sesa një fazë argëtuese, kjo është një periudhë e rëndësishme për njohjen e thellë të njëri-tjetrit. Lidhja është ende e re dhe të dy po përpiqeni të paraqisni versionin më të mirë të vetes, për të vendosur nëse dëshironi të kaloni në një fazë më serioze. Prandaj, është e rëndësishme që mesazhet tuaja të mos jenë vetëm për motin apo për ditën në punë, por të përmbajnë pyetje që ju ndihmojnë të mësoni më shumë për njëri-tjetrin, pa u ndjerë sikur po bëni një intervistë pune. Ja disa ide:

Nëse po shkruani me dikë që keni njohur në një aplikacion takimesh:


1. Si do ta përshkruaje veten në 3 fjalë?
2. Cila ishte pjesa më e bukur e ditës tënde sot?
3. Cili është talenti yt më i çuditshëm?
4. Nëse do ishe një emoji, cili emoji do ishe?
5. Cili ishte koncerti i parë ku ke shkuar?
6. Kush është personazhi yt i preferuar nga një film, serial apo libër?
7. Po të kishe mundësi të darkoje me një person (të gjallë ose të vdekur), kush do ishte ai?
8. Cilat janë pushimet më të bukura që ke bërë?
9. Cila është festa jote e preferuar?
10. Nëse do ishe një kafshë, cila do të doje të ishe?

Nëse po shkruani me dikë që po e takoni në mënyrë të rastësishme:

1. A ke ndonjë moto jete? Cila është ajo?
2. Cila është shenja jote e horoskopit?
3. Je më shumë introvert apo ekstrovert?
4. Cila është diçka që ke inat?
5. Çfarë roli luan në grupin tënd të miqve?
6. Nëse jeta jote do ishte një film, cilin moment do të doje ta shihje pa fund?
7. Çfarë do bëje nëse do fitoje lotarinë?
8. Kur ishte hera e fundit që qave nga të qeshurat?
9. Si do dukej dita jote perfekte?
10. Cila është gjëja më interesante që ke lexuar, parë apo dëgjuar së fundmi?


Nëse po shkruani me dikë që ka potencial për një lidhje serioze:

1. Je më mirë në të folur apo në dëgjim?
2. Cila është gjëja më e mirë që sjell mosha? Po ajo më e keqe?
3. Kush është modeli yt në jetë dhe përse?
4. Çfarë mendojnë të tjerët gabimisht për ty?
5. Sa shpesh viziton familjen? Si ndihesh kur e bën këtë?
6. Çfarë është diçka që të bën të ndihesh nervoz?
7. Cila është gjuha jote e dashurisë?
8. A ke pasur kafshë shtëpiake kur ishe i vogël?
9. Cila është diçka që të ka bërë të ndihesh krenar kohët e fundit?
10. Si e përkufizon lumturinë për veten tënde?


Nëse po shkruani me partnerin tuaj dhe lidhja është ende e re:


1. Cili ka qenë takimi ynë më i bukur deri tani?
2. Cili ka qenë momenti më i mirë dhe më i keq i ditës tënde? Po i javës?
3. A ka ndonjë hobi që do të doje të provoje, por ende nuk e ke bërë?https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=1&gdpr_consent=CQFTH0AQFTH0AEsACCENBIFoAP_gAEPgAABYINJB7C7FbSFCwH5zaLsAMAhHRsAAQoQAAASBAmABQAKQIAQCgkAQFASgBAACAAAAICZBIQIECAAACUAAQAAAAAAEAAAAAAAIIAAAgAEAAAAIAAACAIAAEAAIAAAAEAAAmAgAAIIACAAAhAAAAAAAAAAAAAAAAgCAAAAAAAAAAAAAAAAAAQOhSD2F2K2kKFkPCmwXYAYBCujYAAhQgAAAkCBMACgAUgQAgFJIAgCIFAAAAAAAAAQEiCQAAQABAAEIACgAAAAAAIAAAAAAAQQAABAAIAAAAAAAAEAQAAIAAQAAAAIAABEhCAAQQAEAAAAAAAQAAAAAAAAAAABAAA&addtl_consent=2~70.89.93.108.122.149.196.236.259.311.313.323.358.415.449.486.494.495.540.574.609.827.864.981.1029.1048.1051.1095.1097.1126.1205.1276.1301.1365.1415.1449.1514.1570.1577.1598.1651.1716.1735.1753.1765.1870.1878.1889.1958.2072.2253.2299.2373.2415.2506.2526.2568.2571.2575.2624.2677~dv.&client=ca-pub-5044837671341219&output=html&h=358&adk=3445269895&adf=3753403608&pi=t.aa~a.2023463830~i.5~rp.1&w=430&abgtt=6&lmt=1736580016&num_ads=1&rafmt=1&armr=3&sem=mc&pwprc=9066919497&ad_type=text_image&format=430×358&url=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F80092%2F50-pyetje-qe-do-t-i-bejne-bisedat-tuaja-flirtuese-me-interesante&fwr=1&pra=3&rh=332&rw=398&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&fa=27&dt=1736580016031&bpp=3&bdt=1126&idt=3&shv=r20250108&mjsv=m202501070101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3D04685f9e092296f4%3AT%3D1725907022%3ART%3D1736580003%3AS%3DALNI_MbpJjBTrEpVIEDRzrhj1ZoECvMdOg&gpic=UID%3D00000ee3d355beb0%3AT%3D1725907022%3ART%3D1736580003%3AS%3DALNI_Mb1BhuGhcFzIM2GUSi0Xr59cz–IQ&eo_id_str=ID%3Da871c82b7d9e8223%3AT%3D1725907022%3ART%3D1736580003%3AS%3DAA-AfjYVn0ipbilR-gCm7SxCH6PX&prev_fmts=0x0%2C300x250&nras=2&correlator=943481616053&frm=20&pv=1&u_tz=60&u_his=100&u_h=932&u_w=430&u_ah=932&u_aw=430&u_cd=24&u_sd=3&adx=0&ady=4971&biw=430&bih=733&scr_x=0&scr_y=0&eid=42532523%2C95344788%2C95349405%2C95347433%2C95348347&oid=2&pvsid=4052053586394025&tmod=688829105&uas=1&nvt=1&ref=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2F&fc=1408&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C430%2C0%2C430%2C932%2C430%2C733&vis=1&rsz=%7C%7Cs%7C&abl=NS&fu=128&bc=31&bz=1&psd=W251bGwsbnVsbCxudWxsLDNd&ifi=7&uci=a!7&btvi=2&fsb=1&dtd=8
4. A ke një anëtar të preferuar të familjes? Pse është ai më i preferuari?
5. Cili është kujtimi yt më i bukur për festat?
6. Cili ka qenë momenti yt më i turpshëm?
7. Si do të të përshkruanin miqtë e tu në 3 fjalë?
8. Si do të dukej pushimi yt ideal?
9. Nëse do të mund të bëje çdo punë pa u shqetësuar për paratë, çfarë do të zgjidhje?
10. A ke një rutinë për kujdesin ndaj vetes? Si është ajo?


Nëse po shkruani me partnerin tuaj afatgjatë dhe doni të bisedoni më thellë:


1. Cila këngë të kujton për mua?
2. Cili ka qenë momenti yt më i bukur në lidhjen tonë deri tani?
3. A ka diçka në seks që ke dashur ta provosh, por ende nuk e ke bërë?
4. A ke lexuar një libër/shikuar një shfaqje/dëgjuar një podcast që të ka dhënë një mësim të rëndësishëm?
5. Si ka ndikuar lidhja jonë në ëndrrat dhe planet e tua për të ardhmen?
6. Cila është arritja jote më e madhe në jetën personale deri tani?
7. Më trego një herë kur ke befasuar veten për mirë.
8. Si e bën veten të ndihesh më mirë kur je në humor të keq?
9. Nëse do të mund të udhëtoje në kohë, në cilën periudhë të jetës tënde do të doje të shkoje?
10. Nëse do të mund të shihje të ardhmen tënde, do të doje ta bëje?


Shënim: Kujto se nuk ke nevojë më të flasësh për motin ose për stresin në punë. Me këto pyetje, bisedat tuaja do të rrjedhin natyrshëm dhe do të jenë shumë më interesante!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button