Bota

Komentet homofobe të Papës sjellin revolucion në Kishën Katolike, seminaret e priftërinjve në Itali do pranojnë edhe homoseksualët

Kisha Katolike në Itali ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm sa i përket seminareve të priftërinjve.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, në to do të lejohen që të marrin pjesë dhe të gjithë priftërinjtë që janë homoseksualë, me kushtin që të tregojnë “orientim drejt jetës beqare”.

Kjo është një nga pikat që parashikojnë udhëzimet e reja të CEI për pranimin në seminare.

Në procesin e trajnimit, kur i referohemi prirjeve homoseksuale, është e udhës të mos reduktohet dallueshmëria vetëm në këtë aspekt”, lexohet në dokumentin e Konferencës Ipeshkvnore Italiane. “Objektivi i trajnimit të kandidatit për priftëri në sferën emocionale-seksuale është aftësia për të mirëpritur dëlirësinë në beqari si dhuratë”.

Me pak fjalë, nuk ka pengesa për ata që janë homoseksualë, por thjesht për ata që nuk respektojnë detyrimin e dëlirësisë.

Udhëzimet e reja të CEI-t për seminaret, të kompletuara me sqarime për kandidatët homoseksualë, mbërrijnë më pak se një vit pas polemikave që përfshiu Papa Françeskun, i cili përmendi disa fraza homofobike në një takim me dyer të mbyllura me peshkopët.

“Në disa seminare tashmë ka shumë fagotizëm”, kishte thënë Papa, sipas disa burimeve, të cilat nuk u mohuan kurrë nga Vatikani.

Pas atij episodi, Il Messaggero publikoi një letër nga Lorenzo Michele Noè Caruso, një 22-vjeçar i përjashtuar nga seminari pikërisht për shkak se ishte homoseksual.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button