Hyrja e papritur e Gjestit në BBV/ Kristi Gongo:”Popullaritet i frikshëm në…”!
“Mendoj gjithsesi që gabimi i banorëve që janë brenda shtëpisë është shumë i madh…”
ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Punë pa teka”, Kristi Gongo, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Gjesti është banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti për publikun, është bërë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Nga izolimi në izolim, me përfundimin e rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova, Gjesti i është bashkuar Big Brother VIP Albania në këtë sezon të katërt. Edhe pse vetëm pak orë pasi u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend, “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti u bë një nga personazhet më të komentuar në rrjet dhe ka pasur përplasje të forta me banorët, që ka shkaktuar një atmosferë të tensionuar në shtëpi. Lidhur me këtë hyrje, Kristi pati këtë analizë në studio:
Po shikoja një popullaritet të frikshëm në komente. Për mua është ende herët që të vlerësojmë karakterin e tij, sepse ka shumë pak orë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Kështu që duhet të presim, por e shoh atë euforinë e tij për të qenë protagonist kryesor dhe për të bërë që banorët e tjerë të ndihen goxha të kërcënuar me hyrjen e tij.
Përse mund të jetë ky dominim i Gjestit që në orët e para brenda shtëpisë?
Mendoj që favor në këtë ka dalja nga shtëpia dhe ai patjetër mendoj duhet të jetë hasur me komente apo si është pritur largimi nga shtëpia dhe duke ditur ndoshta fuqinë që merr nga largimi, siç është konsideruar nga një pjesë, i padrejtë për shkak të mbështetjes. Mendoj që kjo e forcon edhe më shumë pozitën e tij në shtëpinë e Big Brother në Shqipëri, por mendoj gjithsesi që gabimi i banorëve që janë brenda shtëpisë është shumë i madh në mënyrën sesi kanë reaguar./TAR