“Humbasim kontrollin”, astrologia zbulon ditët më të tensionuara të javës
Hëna e plotë në Gaforre paralajmëron një javë pak të tensionuar. Skena planetare do të sjellë një energji shpërthyese që do të vendosë në provë kontrollin emocional. Këshilla është që të reagoni me kujdes ndaj konflikteve. Vëmendje do të marrë edhe jeta personale, do të shohim brenda vetes dhe do të jemi më të ndjeshëm.
Astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri zbulon edhe datat më të rëndësishme të javës. 11-13 janar paraqiten si ditët më të favorshme, datat 14-15 sjellin mundësi dhe erotizëm ndërsa 15-16 do të jenë disi të vështira.
Chrysanthi Kalogeri: Do të jetë një periudhë që ku do të kemi një situatë të tensionuar, konflikte, probleme të së kaluarës, në fushën politike ka tendenca për kontradikta lidhur me pretendimet terrritoriale. Mund të na shqetësojnë çështje që lidhen me familjen, shtëpinë, pronën, pengesa, histori që kanë nisur në nëntor, por kjo javë sjell edhe shanse të mira për të përfituar në sferën financiare, zgjidhjen e problemeve dhe jetën emocionale. Data 11-13 janar janë ditë që do të kemi tendenca për të kaluar bukur, për t’i bërë bisht realitetit, përgjegjësisë, mund të ëndërrojmë. Duhet një ekuilibër sepse mund të gjejmë mënyrën për të kaluar bukur por pa anashkaluar gjërat serioze. Jini të kujdesshëm në premtimet që bëni e merrni pasi do të kemi dëshirën për të realizuar disa gjëra, por s’ekziston mundësia. Duhet një kombinim i mirë mes këtyre të dyjave.
Ditët më të vështira janë data 15-16 ku konfliktet mund të lindin me lehtësi dhe humbasim kontrollin. Aty ku ndiejmë se preken interesat tona të ngushta, mund të kalojmë kufirin. Paralelisht, data 14-15 premton shanse, mbështetje dhe mundësi për në jetën erotike e personale. Çdo ekzagjerim kushton, të kapim shanset por të bëjmë zgjedhjet e vlerësimet e duhura. Jini të kujdesshëm nga e premtja e deri të hënën e javës së ardhshme sepse do të jemi më të tërhequr. Disa gjëra janë në antitezë, mund të merren vendime serioze për të çuar përpara një marrëdhënie, disa të tjerë për arsye të humorit e dyshimit mund të shkojnë në krizë dhe disa s’do të ndihen mirë emocionalisht, do të jenë të mbyllur. Veproni me mençuri, mos bëni krahasime me të tashmen përveçse nëse iu shërben planeve tuaja për të ardhmen. Në fund të javës duhet të jemi të kujdesshëm në marrëdhëniet personale, profesionale dhe lëvizjet financiare. Mos merrni vendime nëse s’jeni të bindur. Kontrolloni humorin sepse duke qenë snobë mund të humbasim biseda serioze e shanse që më vonë mund të na ndihmojnë. Kujdes sepse mund të kemi implikime erotike të ndaluara./tvklan.al