E filmuan duke bërë s*ks me të burgosurin në qeli, arrestohet oficerja e burgut për shpërdorim detyre
Një ish-oficere e burgut HMP Wandsworth, Linda De Sousa Abreu, është dënuar me 15 muaj burg pasi u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale me një të burgosur.
Videoja, e cila u shpërnda në internet dhe u bë virale, solli identifikimin e saj nga stafi i burgut.
Guvernatori i burgut, Andrew Davy, tha se veprimet e Abreu “zhbënë brenda një dite” punën shumëvjeçare të grave oficere në burgjet me të burgosur meshkuj, duke shkaktuar pasoja të rënda.
Pas incidentit, shumë gra oficere raportuan se ishin bërë objekt ngacmimesh nga të burgosurit, të cilët tani i konsiderojnë ato “pre të lehta”.
Linda De Sousa Abreu, 30 vjeçe, u arrestua në aeroportin Heathrow teksa po tentonte të hipte në një fluturim drejt Madridit së bashku me të atin. Ajo pranoi fajësinë për shpërdorim të detyrës publike.
Videoja është regjistruar në një qeli mes datave 26 dhe 28 qershor. Gjithashtu, një tjetër regjistrim u gjet në kamerën e saj personale të trupit, ku ajo kryente një akt seksual me të njëjtin të burgosur. Abreu pranoi se kishte pasur marrëdhënie intime me të burgosurin edhe në një rast tjetër.