“Doja të puth…”/ Gramosi e shikon shumë serioz, Gjesti i kthehet: A flemë bashkë sonte?
Mbrëmë teksa Gjesti po hante bukë, Gramosi ka shkuar pranë tij dhe vetëm e shikonte
Mbrëmë teksa Gjesti po hante bukë, Gramosi ka shkuar pranë tij dhe vetëm e shikonte. Ai rrinte shumë serioz dhe nuk fliste, por vetëm vështronte këngëtarin. Ky i fundit siç po hante merr një salçiçe dhe tenton që t’ia japë atij.
Teksa mbante në dorë salçiçen dhe ia kishte drejtuar Gramosit, ky i fundit nuk bënte asnjë veprim, vetëm lëvizi pak. Nga ana tjetër Gjesti qesh.
Por jo vetëm kaq, duke qenë se ai vazhdonte që t’a shikonte pa folur, Gjesti i afrohet dhe bën sikur po e puth.
“Doja ta puthja por…”, thotë këngëtari në këto momente.
Pasi Gjesti mbaroi së ngrëni, ai u çua që të pastronte tavolinën dhe të hiqte pjatën e tij. Në këto momente Gramosi çohet dhe e ndjek nga pas.
“A po e sheh. Pasi e pa që po del keq, tash po vjen. A flemë bashkë sonte? Ti nervoz unë tu qesh”, i thotë Gjesti, por Gramosi vazhdon të mos flasë.