Vendi
MOS HARRONI ÇADRAT! Ja si do të jetë moti për ditën e sotme, temperaturat do të…
Dita e enjte moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të para të ditës kryesisht në dy ekstremet veri-jug më pas bëhen lokale, nga orët e mbrëmjes pritet riaktivizim i reshjeve kryesisht në zonën veriperëndimore ku reshjet pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e hera – herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 8m/sek, në lugina dhe bregdet 15m/sek me valëzimin në dete 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
– në zonat malore 6 deri 15°C
– në zonat e ulëta 5 deri 19°C
– në zonat bregdetare 8 deri 18°C