Lewis Hamilton e festoi 40-vjetorin e lindjes si një pilot i Ferrarit, makinë me të cilën do të garojë këtë sezon në Formula 1.
Ai synon të shkruajë historinë e këtij sporti, për të fituar titullin e tetë kampion.
Hamilton mori mjaft urime për ditëlindjen e mes tyre edhe Charles Leclerc, që duke folur për britanikun tha: “Së pari, i uroj ditëlindjen dhe mezi pres të punoj me të. Do të jetë një përvojë emocionuese.
Ka për të qenë një sezon interesant dhe mezi pres të shoh se si do të jetë makina e këtij viti.
Ardhja e Lewis është një stimul më shumë si për mua ashtu dhe skuadrën”, u shpreh Leclerc.
Leclerc mbërriti te Ferrari në vitin 2019 përkrah katër herë kampionit botëror Sebastian Vettel.
Tashmë në krah të do të jetë një tjetër kampion bote, ndaj për monogaskun nuk është një risi të punojë me pilotë të tillë.
“Nga kampionët ke se çfarë mëson, por edhe nga Sainz kam mësuar shumë.
Konkurrenca do të jetë e madhe, ndaj duhet kujdes dhe qetësi. Ky mund të jetë një vit i mbarë për Ferrari”, tha monegasku.