Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje
E dimë pse ndodhesh këtu. Fjete herët dje sepse kishe një jetë më të rëndësishme që të priste sot dhe të ngushëllonte fakti që ne do të përgatisnim këtë përmbledhje të Big Brother-it për ty apo jo?
Në rregull, në rregull se nuk jemi këtu për të të gjykuar ty… ama s’mund të themi të njëjtën gjë për banorët e shtëpisë më të famshme. Vlen të theksohet se Big-u u ndje sikur dje filloi të merrte pak jetë dhe ja ngjarjet që kemi menduar se do të të interesojnë më shumë, të renditura kronologjikisht:
#1. Shpallim “tutor” fjalën e mbrëmjes
Prime-i nisi *i nxehtë* me debatin mes Arsidës, Valbonës dhe G Banit. Gjithçka kishte nisur me Arsidën që, pak dhe pa arsye, i thotë Valbonës se “s’kuptohet në cilën anë është, këtej a andej” (duke iu referuar Laertit dhe G Banit). Debati përshkallëzon në G Banin që mbron histerikisht Valbonën, vetëm siç G Bani di të bëjë, dhe Arsidën që i kundërpërgjigjet “Ti je tutori apo avokati i saj?”, duke hapur një luftë të madhe për kuptimin e mistershëm të fjalës “tutor”.
Duke mos qenë lojtare aq naive, që në momentn që Arsida vendosi të përdorë fjalën tutor, ishte e ditur se do të shkaktohej ai lloj reagimi prej Valbonës që has pak vështirësi me fjalët në përgjithësi dhe G Banin që i aktivizohet damari i qafës direkt po ndjeu në radarët e tij shenjën më të vogël të intrigës (ose jo).
Dje pamë një Valbona që kishte gjetur një mënyrë të re për të kthyer sulmet në favorin e saj. Ajo u përlot edhe në prime kur kujtonte “sa e rëndë ishte për të” kur nënkuptohej se ishte një prostitutë. Ndërkohë, sqarojmë një herë e mirë që tutor quhet një person që mban përgjegjësi ligjore të mëdha për një tjetër, si dhe prindërit për fëmijët e tyre.
Megjithatë, Arsida mohoi të kishte dashur të trazonte ujërat duke nënkuptuar diçka tjetër me atë fjalë, duke u shprehur: “Edhe të isha aq e ligë, s’do të isha aq idiote”.
#2. “Tutor” mund të jetë fjala e mbrëmjes, po “rrugaçe” ia kaloi për nga numri i përmendjes
E gjeni dot një personazh që arrin të përsërisë të njëjtën fjalë më shumë herë se kushdo në një hapësirë shumë të shkurtër kohore? G Bani ishte ai që i tha Arsidës “rrugaçe” “nja 25 milionë herë për dy minuta”, siç nuk harroi dhe Ledioni t’ia kujtonte. Është zakon që fëmijët e prapë i dërgojnë në Dhomën e Rrëfimit për t’i edukuar dhe kështu ndodhi me G Banin tonë.
Duket se stili i këtij Big-u do të jetë dëshira për të lënë shtëpinë çdo sekondë sepse këtë kërkesë bëri G Bani kur u “akuzua” prej Ledionit se i bënte gjithë këto reagime të tepruara për vëmendje. Por, siç ta merr mendja, nuk e la shtëpinë njeri, paçka se po bëhet rrugë kërcënimi i beftë për ta lënë një herë e mirë.
#3. Sqarohet klipi i Jozit që thotë se “do shkëlyejë Rozanën”
U bë virale një video e Jozit që me të mbaruar prime-i i së shtunës, ku rikujtojmë, Rozi me Jozin ishin bërë teze dhe nip me njëri-tjetrin, Jozi shpreh tekstualisht: “Rozana Radin e shkëlyej, ia nxjerr njërin sy”. U shpjegua se Jozi po shprehte se si mendonte ai se ndihej Gerta kundrejt Rozanës, nuk kishte lidhje deklarata me dëshirat e tij.
Dhe ne si Rozana, shfryjmë të lehtësuar.
#4. Trekëndëshi i instrumentave dhe instrumentisteve të këtij prime-i: Amber-Livia-Gerta (dhe Rozi gjithmonë diku aty pranë)
https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=1&gdpr_consent=CQFTH0AQFTH0AEsACCENBIFoAP_gAEPgAABYINJB7C7FbSFCwH5zaLsAMAhHRsAAQoQAAASBAmABQAKQIAQCgkAQFASgBAACAAAAICZBIQIECAAACUAAQAAAAAAEAAAAAAAIIAAAgAEAAAAIAAACAIAAEAAIAAAAEAAAmAgAAIIACAAAhAAAAAAAAAAAAAAAAgCAAAAAAAAAAAAAAAAAAQOhSD2F2K2kKFkPCmwXYAYBCujYAAhQgAAAkCBMACgAUgQAgFJIAgCIFAAAAAAAAAQEiCQAAQABAAEIACgAAAAAAIAAAAAAAQQAABAAIAAAAAAAAEAQAAIAAQAAAAIAABEhCAAQQAEAAAAAAAQAAAAAAAAAAABAAA&addtl_consent=2~70.89.93.108.122.149.196.236.259.311.313.323.358.415.449.486.494.495.540.574.609.827.864.981.1029.1048.1051.1095.1097.1126.1205.1276.1301.1365.1415.1449.1514.1570.1577.1598.1651.1716.1735.1753.1765.1870.1878.1889.1958.2072.2253.2299.2373.2415.2506.2526.2568.2571.2575.2624.2677~dv.&client=ca-pub-5044837671341219&output=html&h=358&adk=4259099757&adf=3483052396&pi=t.aa~a.3626898484~i.37~rp.4&w=430&abgtt=6&lmt=1736325624&num_ads=1&rafmt=1&armr=3&sem=mc&pwprc=9066919497&ad_type=text_image&format=430×358&url=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F80043%2Fper-ty-qe-fjete-heret-momentet-kyce-ne-bbva-dje&fwr=1&pra=3&rh=356&rw=430&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&fa=27&dt=1736325611294&bpp=3&bdt=1305&idt=3&shv=r20250106&mjsv=m202501030101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3D04685f9e092296f4%3AT%3D1725907022%3ART%3D1736325608%3AS%3DALNI_MbpJjBTrEpVIEDRzrhj1ZoECvMdOg&gpic=UID%3D00000ee3d355beb0%3AT%3D1725907022%3ART%3D1736325608%3AS%3DALNI_Mb1BhuGhcFzIM2GUSi0Xr59cz–IQ&eo_id_str=ID%3Da871c82b7d9e8223%3AT%3D1725907022%3ART%3D1736325608%3AS%3DAA-AfjYVn0ipbilR-gCm7SxCH6PX&prev_fmts=0x0%2C300x250&nras=2&correlator=2306122335776&frm=20&pv=1&u_tz=60&u_his=14&u_h=932&u_w=430&u_ah=932&u_aw=430&u_cd=24&u_sd=3&adx=0&ady=5342&biw=430&bih=733&scr_x=0&scr_y=0&eid=31088038%2C31088670%2C42531706%2C95349405%2C31089476%2C95347433%2C95348347&oid=2&psts=AOrYGsm2Dp2dM5Vx_szoLRqbg6nM9mYiEYwavZJtRu2QsAiTAwCE4FPf80x67LisKyrZWuVrLUszQ6Ktft84QlE8XqC3SXE&pvsid=4353043433492540&tmod=1603587730&uas=1&nvt=1&ref=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2F&fc=1408&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C430%2C0%2C430%2C932%2C430%2C777&vis=1&rsz=%7C%7Cs%7C&abl=NS&fu=128&bc=31&bz=1&psd=W251bGwsbnVsbCxudWxsLDNd&ifi=7&uci=a!7&btvi=2&fsb=1&dtd=13555
Ju kujtohet prime-in e kaluar se po përcaktohej kush ishte vegla dhe instrumenti i kujt? Amber mesa duket s’e kishte pritur mirë të konsiderohej bisht as i Gertës, as i Rozanës.
Luftës iu shtua një front i ri dhe kemi tre elektronte të lira të vetëshpallura në shtëpi deri më tani: Rozana, Gerta dhe Amber. Ah, po Livia do thuash ti? Jo jo, Livia akoma gëzon respekt të madh për Rozanën, pa problem.
#5. Surpriza për Gramosin
Fakti që përfshihet kjo në momentet kyçe të mbrëmjes është se të gjithë menduam mos do largohek Gramosi dje duke qenë se ishte në nominim dhe i bënë një surprizë. Megjithatë, nuk ndodhi kjo. Ah dhe po, Gramosi do bëhet me vajzë.
#6. Largohet Arsida o.O
Pa mbaruar akoma puthjet me banorët që e uronin për vajzën Gramosin, e nxorri nga shtëpia Arsidën Ledioni.
Eleminimi i Arsidës ishte disi surprizues sepse ajo shfaqi që në fillim një karakter luftarak, por mund të jetë kjo pikërisht arsyeja përse nuk u prit me përzemërsinë më të madhe nga publiku shqiptar.
Gjithsesi, dhe jashtë shtëpie, Arsida nuk hezitoi të trazonte ca ujëra e me mençuri të na bënte të mendonim ne të tjerët kur tha se “G Bani e ka aktrim impulsivitetin e tij” dhe Valbona i bashkohet në valle duke “manipuluar situatat”.
#7. Hyjnë dy banorët e rinj
Surprizë jo për ne kjo, po për banorët e shtëpisë.
Me shenjat që u dhanë që në “Fan Club”, Gert Ferra bëri që prezenca e tij mbrëmë në mos të pëlqehej, padyshim të ndihej nga të gjithë banorët dhe ne që ishim ulur rehat-rehat në divanet tona.
Nëse Rozana nuk ka patur deri më tani një kundërshtar të denjë që bën të njëjtat sjellje dive si ajo, mendojmë se kjo ka për të ndryshuar me Gertin. Pak po e sigurt, s’ka aleanca mes Rozanës dhe Gert-ëve këtë edicion.
#8. Suprizohemi kësaj radhe dhe ne me një hyrje të re
https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=1&gdpr_consent=CQFTH0AQFTH0AEsACCENBIFoAP_gAEPgAABYINJB7C7FbSFCwH5zaLsAMAhHRsAAQoQAAASBAmABQAKQIAQCgkAQFASgBAACAAAAICZBIQIECAAACUAAQAAAAAAEAAAAAAAIIAAAgAEAAAAIAAACAIAAEAAIAAAAEAAAmAgAAIIACAAAhAAAAAAAAAAAAAAAAgCAAAAAAAAAAAAAAAAAAQOhSD2F2K2kKFkPCmwXYAYBCujYAAhQgAAAkCBMACgAUgQAgFJIAgCIFAAAAAAAAAQEiCQAAQABAAEIACgAAAAAAIAAAAAAAQQAABAAIAAAAAAAAEAQAAIAAQAAAAIAABEhCAAQQAEAAAAAAAQAAAAAAAAAAABAAA&addtl_consent=2~70.89.93.108.122.149.196.236.259.311.313.323.358.415.449.486.494.495.540.574.609.827.864.981.1029.1048.1051.1095.1097.1126.1205.1276.1301.1365.1415.1449.1514.1570.1577.1598.1651.1716.1735.1753.1765.1870.1878.1889.1958.2072.2253.2299.2373.2415.2506.2526.2568.2571.2575.2624.2677~dv.&client=ca-pub-5044837671341219&output=html&h=358&adk=4259099757&adf=2589273254&pi=t.aa~a.3626898484~i.61~rp.4&w=430&abgtt=6&lmt=1736325635&num_ads=1&rafmt=1&armr=3&sem=mc&pwprc=9066919497&ad_type=text_image&format=430×358&url=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F80043%2Fper-ty-qe-fjete-heret-momentet-kyce-ne-bbva-dje&fwr=1&pra=3&rh=356&rw=430&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&fa=27&dt=1736325611298&bpp=1&bdt=1309&idt=1&shv=r20250106&mjsv=m202501030101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3D04685f9e092296f4%3AT%3D1725907022%3ART%3D1736325608%3AS%3DALNI_MbpJjBTrEpVIEDRzrhj1ZoECvMdOg&gpic=UID%3D00000ee3d355beb0%3AT%3D1725907022%3ART%3D1736325608%3AS%3DALNI_Mb1BhuGhcFzIM2GUSi0Xr59cz–IQ&eo_id_str=ID%3Da871c82b7d9e8223%3AT%3D1725907022%3ART%3D1736325608%3AS%3DAA-AfjYVn0ipbilR-gCm7SxCH6PX&prev_fmts=0x0%2C300x250%2C430x358&nras=3&correlator=2306122335776&frm=20&pv=1&u_tz=60&u_his=14&u_h=932&u_w=430&u_ah=932&u_aw=430&u_cd=24&u_sd=3&adx=0&ady=7182&biw=430&bih=733&scr_x=0&scr_y=1258&eid=31088038%2C31088670%2C42531706%2C95349405%2C31089476%2C95347433%2C95348347&oid=2&psts=AOrYGsm2Dp2dM5Vx_szoLRqbg6nM9mYiEYwavZJtRu2QsAiTAwCE4FPf80x67LisKyrZWuVrLUszQ6Ktft84QlE8XqC3SXE&pvsid=4353043433492540&tmod=1603587730&uas=1&nvt=1&ref=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2F&fc=1408&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C430%2C0%2C430%2C932%2C430%2C847&vis=1&rsz=%7C%7Cs%7C&abl=NS&fu=128&bc=31&bz=1&psd=W251bGwsbnVsbCxudWxsLDNd&ifi=8&uci=a!8&btvi=3&fsb=1&dtd=24367
Vëllai i Madh la një Gjest dje. Vërtet domethënë, hyri Gjesti brenda. I mirëpritur me buzëqeshje e përqafime nga banorët, duket se rrugëtimi i tij nisi energjik dhe me këmbë të mbarë, pavarësisht se koha që kaloi nga një izolim në tjetrin, ishte sa rruga Prishtinë-Tiranë.
#9. S’ka nominime për të shtunën, por televotim
Ledioni hapi mbrëmë një televotim për të gjithë banorët brenda shtëpisë, përveç tre hyrjeve të reja. Pyetja vazhdon të jetë “cili është banori yt i preferuar?” dhe dy më pak të votuarit do të dalin të shtunën mbrëma.
Kush ka ndërmend të mbështesë të preferuarin e vetë, bën mirë të mobilizohet sepse shumë gjëra mund të jenë të paparashikueshme në Big, ama një gjë është e sigurt: Kush largohet nga ajo derë, s’kthehet më mbrapsht. (deri tani) 😉