Parashikimi i motit për sot, 7 janar 2025
Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Jugore do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura në të gjithë territorin, ku herë pas here do të ketë reshje të pakta shiu.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në bregdet dhe zonat e ulëta, por reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat e thella malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi ballë.