Luke dhe Robert erdhën të maskuar”, Ilirjani rrëfen detajet e takimit të Parashqevisë me të birin, djali: Kam frikë se më vrasin babanë
Detaje rrëqethëse ka rrëfyer në Top Story Elton Ilirjani për takimin mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj Luke.
Ilirjani tha se Luke dhe babai i tij erdhën në hotel të maskuar dhe se druheshin se mos dikush i filmonte, por dhe se kanë qenë të frikësuar pas kërcënimeve që kanë marrë në rrjetet sociale.
“Të dy atë e bir erdhën të maskuar, më kanë bërë shumë përshtypje kur isha në holl erdhën dy njerëz që kishin vetëm sytë të zbuluar, sepse gjithë kjo zhurmë që u bë në mediat shqiptare dhe kërcënimet që merrte Robert kishte bërë dhe një impakt negativ dhe te vetë djali. I thash ‘pse gjithë kjo frikë’ dhe më tha ‘kam frikë se do më vrasin babanë’.
I vetmi person që Luke kishte deri në momentet që takoi nënë e tij…. ishin në një hotel dy blloqe larg hotelit të Parashqevisë, më janë dashur dy orë të bindja Luke që të vinte me mua dhe asgjë nuk do u ndodhte dhe askush nuk do t’iu filmonte.
Djali kishte një ankth të shtuar, ai në momente të caktuara shpërthente në të qara, i ati e qetësonte, ishte një dramë e vërtetë dhe iu desh shumë kohë pasi kishte folur me të atin”, tha ai.