“Luan me djemtë e shtëpisë”/ Për cilën banore po flet Rozana?
Rozana dhe Livia kanë bërë ditën e sotme thashetheme për…
Rozana dhe Livia kanë bërë ditën e sotme thashetheme për Valbonën. Sipas këngëtares, moderatorja është duke luajtur me çunat e “Big Brother VIP 4”.
Kujtojmë se Valbona ka qëndruar shumë pranë me Laertin, edhe pse së fundmi kanë patur debate të forta me njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër, G-Bani ka shprehur pëlqimin e tij për Valbonën, edhe pse kanë patur debate dhe ajo i ka thënë se janë vetëm shokë.
Madje G-Bani i ka thënë moderatores, se nëse e shikon se ajo ka interes për një djalë tjetër të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ai do heqë dorë nga ajo.
Pjesë nga biseda:
Rozana: E ka gjetur një gurë, luan me çunat e Big-ut. Ok. Po a luajnë çunat e Big-ut me Bonën? Kjo është pyetja
Livia: Se mora…
Rozana: Aaa, nuk e di se e kupton ti