Kush mund t’a fitojë “Big Brother VIP 4?”/ Zebërvoki për banorët: Po më habit…
I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Marius Dervishi, apo siç njihet ndryshe si Zebërvoki
tuar në “Live From Tirana” ka qenë ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Marius Dervishi, apo siç njihet ndryshe si Zebërvoki.
Ai ka lënë shtëpinë e BBV4 të shtunën, pas 13 ditësh pjesë e lojës. Zebërvoki ka folur më shumë për eksperiencën e tij në garë, planet tani që ka dalë, por duke u ndalur dhe tek banorët e tjerë të “Big Brother VIP 4″…
Pjesë nga intervista:
Si ishte kjo eksperiencë për ty?
Interesante. Eksperiencë e këndshme. Nuk e ndjeva veten shumë pjesë të atij formati, sepse përditshmërinë e kam të mbushur me aktivitete, risi. Por u përshtata mirë me banorët, formatin në tërësi.
Pse mendon se dole ti nga BBV4?
Ajo është në dorë të votimit. Përderisa dola unë kam pasur më pak vota nga publiku. Mendoj se audienca ime është kapur e papërgatitur atë natë (qesh).
Si e prite ftesën për të qenë pjesë e formatit?
Nuk kam dashur të hyj. Por familja ime dhe shokët e ngushtë kur morën vesh për ftesën, më nxitën që të hyj. Nuk është habitat për mua, temperamenti im nuk i përshtatet formatit. E kam ruajtur veten dhe e quaj sukses këtë pjesë. Kam ruajtur normat, dinjitetin dhe temperamentin tim.
Cilat janë planet e tua tani që dole nga shtëpia?
Të fokusohem te karriera, si në polici ashtu dhe në botën e filmave. Do vazhdoj të jem në të njëjtat fusha.
Cilët nga banorët mendon se ka më shumë potencial për ta fituar?
Amberi është më e drejtpërdrejta aty, nëse do i jepte një ritëm më shumë, edhe mundet. Më shumë shoh potencial tek Rozana, Gerta, por dhe Egli nuk përjashtohet. Po më habit Laerti që nuk po aktivizohet siç duhet.