“Dramë shumë të madhe”/ Pasi ndryshoi gjininë, flet Amber: Mami u detyrua nga të tjerët…
Gjatë ditës së sotme, Amber ka vendosur që të ndajë me disa nga banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 4” disa detaje nga jeta e saj personale.
Pas vendimit që i ndryshoi jetën, Amber është shprehur se nuk ka kontakte me vëllezërit dhe motrën e saj.
Por ajo se shtoi se me mamanë ka marrëdhënie të mira, megjithëse kjo e fundit fillimisht ka qenë e ndikuar nga opinioni i të tjerëve.
Pjesë nga biseda:
Amber: Problemi im më i madh ka qenë që unë kam përjetuar një dramë shumë të madhe me këtë që bëra, sepse mora një guxim që mendova se nuk do t’i kisha më.
Rozana: Këtë e kalojnë të gjithë
Amber: Ka edhe familje që i mbështesin.
Arsida: Çfarë raporti ke tani me mamin?
Amber: Me mamin jam afruar, por ajo kurrë nuk më ka hedhur poshtë, por është ndikuar dhe detyruar nga të tjerët.
Arsida: Po motra dhe vëllezër ke?
Amber: Kam, pjesa që më dhemb më shumë është që nuk marr një telefonatë në mëngjes nga vëllezërit dhe motrat. Unë jam kujdesur gjithnjë që ta ruaj marrëdhënien.
Rozana: Ta hapin telefonin?
Amber: Po ka raste që e hapin ka raste që jo.