Lajme
Zbatoi masën detyrim paraqitje, ja çfarë shkroi Berisha në proces verbalin e SPAK
“Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin”
Ky është proces verbalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi zbatoi masën detyrim paraqitje në SPAK.
“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale”, ka shkruar Berisha.