“Vdis pa të të dua”/ U rrëzua teksa ishte duke kënduar në restorant, Manjola Nallbani sqaron kritikët pas komenteve negative
Manjolla Nallbani, këngëtarja e dashur shqiptare, është përballur me një situatë të papritur gjatë performancës së saj në natën festive të Vitit të Ri.
Në mes të interpretimit të saj, ajo është rrëzuar në skenë para qindra mysafirëve të pranishëm në një hotel luksoz.
Por gjatë këtij incidenti ajo është kujdesur të mos lëndojë një fëmijë të vogël, mirëpo komentet negative kanë qenë të shumta.
Këngëtarja është kujdesur që t’i sqarojë të gjithë përmes një postimi në rrjetet sociale, pas komenteve negative që e akuzonin se kishte lënduar fëmijën.
“Nuk doja ta beja fare kete postim, sic edhe e tregon fakti qe nuk kam shkruar asgje per cfare me ka ndodhur, prej ditesh! Se pari, sepse ndryshe nga cfare duan e duhet ne ditet e sotme, mua nuk me pelqen ajo fjala aq e perhapur se fundmi “ Viktimizimi”, as qe ti merzis njerezit qe dua per vemendje e klikime, per me teper ne dite festash! Se dyti, e kam thene qe sidomos hallet, secili nga ne i ndan vetem me ata qe jane njerezit e shpirtit, familja dhe pak miq te vertete! Prandaj kam nje post ne instagram ku them: “Ne rrjete sociale, une kam zgjedhur vetem te qesh!” Tani po reagoj te shmang spekulimet ( zuri femijen, shtikllat ) dhe ta sqaroj vete sic ishte situaten! Ne date 1 Janar, sapo fillova te kendoja, nje femije i vogel me doli para kembeve dhe une pikerisht per te mos e vrare, se mund ti bija siper, i dhashe trupit anash dhe rashe. Femija jo vetem qe nuk u lendua (cfare eshte me e rendesishmja) , por vazhdoi te festonte bashke me familjen. Dhe nuk kam asnje tendence apo koment per kete gje. Nderkohe une u ngrita, edhe pse ndjeva qe kemben e kisha shume keq e nuk e vija dot ne toke, e i kerkova leje njerezve te kendoja ulur ( 50 min) ne karrige. Kjo, per te respektuar faktin ata njerez kishin zgjedhur te festonin me ne! Kur mbarova, nuk ngrihesha dot me te ecja.Me ndihmen e njerezve te mire aty, por kryesorja te bashkeshortit tim, me cuan ne krahe ne urgjencen e Gjakoves, ku mora kujdes maksimal nga personeli dhe vecanerisht Dr @arben_veseli12 . Kemben e kam te thyer dhe per 6 jave do marr kujdesin e nevojshem ne Tirane. Dua te falenderoj me zemer Arjan Amen,Lindita Mamushen , Vjosa Veselin etjPo ashtu ata qe me kane telefonuar,shkruar, e jane shqetesuar per mua nga videot qe kane pare. Natyrisht une vetem ne 3 muajt e fundit kam bere pune artistike me shume vlere, por vemendjen e nje rrezimi nuk e konkurojne dot kurrsesiE di qe me teper vemendje ketu merr po te “rreshkiti kemba” se nga cdo lloj niveli e kontributi artistik! Jo me kot eshte shprehje Shqiptare- “Vdis pa te te dua!”E prap dua ta mbyll duke ju uruar vit me shendet te mire!” Ka shkruar këngëtarja krah videos ku shihet me këmbën e lënduar.