Life Style

Stresi komenton banorët e BBV: Laerti, patrioti që sa pi dy gota verë, fillon e flet greqisht!

Reperi i njohur Stresi ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka folur për fillimet e vitit të ri, projektet e tij të reja, dhe gjithashtu ka reaguar për ngjarjet e fundit që kanë trazuar rrjetin, duke përfshirë deklaratën e Bernardit në “Big Brother VIP”, ku ai pranoi publikisht se është homoseksual.

Stresi ka shprehur mendimet e tij për disa nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe se si do të vepronte nëse do të ishte pjesë e këtij edicioni.

Për Rozanën, Stresi u shpreh se do të ishte gjithmonë në krah të femrave dhe se është gabim të gjykohet një femër pa e njohur. “Si mund të flasësh për të kaluarën e një femre. Do u kisha dalë në mbrojtje, por jo padrejtësisht,” tha ai.

Ai ka ironizuar Laertin duke thënë se është një “patriot” që, sipas tij, “sa pi dy gota vere, fillon e flet greqisht”.

Për Eglin, Stresi tha se e njeh nga ekrani dhe se është një vajzë e mirë dhe e kulturuar, ndërsa për Gerta Gixharin, ai e përshkroi si një vajzë që di të artikulojë dhe e quajti çapkëne. Kur u pyet për Amber Candy, Stresi tha se nuk beson se do të kishte debate me të dhe se do ta shmangte sa më shumë.

Në lidhje me Valbona Mhillin, ai tha se është njohur me një tjetër Valbona jashtë dhe e përshkroi si një vajzë shumë të mirë, të sjellshme dhe të kulturuar. Stresi gjithashtu komentoi për Laertin, duke ironizuar për ndikimin e alkoolit te ky i fundit, dhe për G-Bani, që e cilësoi si një djalë të drejtë, por që duhet të tregojë edhe anën tjetër të tij.

Kur u pyet për vajzat e shtëpisë, Stresi tha se asnjëra nuk është në shijet e tij dhe bëri thirrje për “goca më të bukura” që mund të jenë pjesë e “Big Brother VIP”.

Në fund, ai sqaroi se nuk ka pasur flirt apo raport intim me ndonjë vajzë të këtij edicioni, duke theksuar se është një djalë fisnik dhe se nuk do ta falte veten për një veprim të tillë. “Jam një djalë që di t’i ndaloj epshet,” u shpreh ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button