Bota

Një peshk u shit për 1.2 milionë euro, ankandi që theu rekord këtë fillim viti

Një peshk ton me peshë 276 kilogramë u shit në ankandin e parë të vitit në Tokio për 207 milionë jen, afërsisht 1.27 milionë euro.

Ky është çmimi i dytë më i lartë i regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i statistikave, gjë që ka ushqyer shpresat për një rimëkëmbje ekonomike në vend.

Ankandi përfaqëson një nga treguesit kryesorë në fillim të vitit për të monitoruar nivelin e optimizmit të sipërmarrësve në tregti si dhe duke dhënë një sinjal, një ogur të mirë për industrinë e peshkimit.

Peshku i kapur në brigjet e Oma-s në prefekturën verilindore të Aomorit, u ble nga një shitës me shumicë dhe kompania që drejton zinxhirin e restoranteve Sushi Ginza Onodera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button