ShowBiz

Çfarë po ndodh?! Banorja e BBVA shpërthen në lot

Dita e sotme nuk ka nisur mirë për Valbonën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Gazetarja duket se është sëmurë.

Në mëngjes pranë saj ka qëndruar G-Bani, i cili u mundua që të kujdesej për të sa më mirë, por ishte vetë ajo që refuzonte çdo gjë nga ai.

Ata patën gjithashtu edhe një bashkëbisedim në lidhje me raportin e tyre, ku Valbona shprehet se “nuk dashuron njeri aty” dhe se “nuk është e lidhur”.

Nga ana tjetër G-Bani i drejtohet duke i thënë se “nëse shikon se ajo ka interes për një djalë tjetër, ai i heq vizën”.

Pas kësaj Valbona është ngritur nga krevati, ku ka nisur një debat me Rozanën në lidhje me cigaret.

Këngëtarja i është drejtuar asaj duke i thënë “adoleshente e parritu” dhe se “i vinte keq që ndante shtëpinë me të”.

Por jo vetëm kaq, pasi në një moment teksa po qëndronte e ulur në divan jashtë, Valbona ka shpërthyer në lot.

Banorët që ishin pranë saj kanë marrë dhe e kanë përqafuar, e jane munduar që ta bëjnë për të qeshur.

E pyetur nga Xumi se pse po qan, ajo i përgjigjet: “S’kam gjë, jam sëmurë”.

Xumi e përqafon dhe prane tyre shkon dhe Loredana, ndërkohë Danja e kap nga duart.

Jam sëmurë dhe po nxjerr sëmundjen”, thotë Valbona më pas.

Nga ana tjetër Xumi me humor thotë:

“Unë e nxjerr me gazra, kur mërzitem gjej cepat e shtëpisë dhe heq të keqen. Liroj 0.30 litra gaz”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button