Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Sipas raportimeve për mediat, mësohet se pas një konflikti mes disa të rinjsh në Vlorë, debati ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Ngjarja dyshohet se ka filluar pasi një shtetas, pas një debati virtual ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar një here, dyshohet në ajër.

Më pas personat në fjalë janë larguar duke përfituar edhe nga errësira, pasi qyteti ka qënë për më shumë se një orë pa drita. 

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Ismail Qemali rreth orës 18.30.

Ndërkohë fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button