Lajme

Si voton Diaspora? Kreu i KQZ tregon hapat që duhet ndjekin emigrantët

Për herë të parë në zgjedhjet e pranverës emigrantët do të votojnë në vendin ku ata jetojnë. Më 11 janar nis procesi i aplikimit për regjistrimin e votuesve nga jashtë dhe platforma online e ka kaluar testin e KQZ dhe është gati.

Pavarësisht faktin se akti i fundit për votim nga jashtë nuk u miratua nga Komisioni Rregullator, mendoj që është hapur rruga votimit nga jashtë dhe me datë 11 janar fillon procesi i regjistrimit të këtyre votuesve, proces i cili përfundon në datën 4 mars.”, shprehet Celibashi.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tregon hapat që një emigrant duhet te ndjekë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Fillimisht duhet të hapë një llogari, si në platformat e tjera të internetit, nëpërmjet depozitimit në të të dhënave të tij si: nr.personal, nr i telefonit dhe pamje të fytyrës së tij. Pasi ka krijuar llogarinë e tij, ky votues do duhet të ngarkojë dokumentin e identifikimit në platforme dhe një dokument që do i shkojë fleta e votimit”, shton kreu i KQZ.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button