Përplasje mes Valbonës dhe Rozanës: Shkon një herë tek njëri, pastaj tek tjetri
Përplasjet mes banorëve të “BBVA4” sa vijnë e përforcohen.
Kanë qenë Rozana dhe Valbona, banoret që u bënë protagonistet e javës me përplasjet e ashpra mes tyre.
Valbona ndërhyri në një bisedë mes Gertës dhe Rozanës nga ku filloi dhe debati me këtë të fundit.
Për rrjedhojë Rozana është dëgjuar teksa e cilëson Valbonën si palaço. Por as kjo e fundit nuk ia ka përtuar.
Rozana: Ti je palaço fare. Ti je palaço me ngjyra. Je palaço pallati. Ti çfarë the atje?
Valbona: Të njëjtën gjë. Nëse do të rrahësh vajza, jam kundra unë.
Rozana: Nuk rreh njeri vajza këtu moj palaço. Je palaço pallati.
Valbona: Pallati i kujt?
Rozana: Je palaço totalisht. Mos m’u afro, ik tani.
Valbona: Sa metra duhet të të rri larg?
Rozana: Ti mund të më afrohesh edhe afër fare mua. E rëndësishme është të mos më shtysh. Ik o Bona se është ë turpshme kjo që bën.
Valbona: Unë?
Rozana: Ik. Shko një herë te G Bani, një herë te Laerti. Merr llafet e njerëzve, çoja dikujt tjetër. Po çfarë mendon se bën. Je një adoleshente e pa rritur.
Valbona: Do rritem.
Rozana: Nuk rritesh dot. Nëse nuk je rritur deri tani, ti nuk rritesh dot. Vetëm vjen vërdallë nëpër shtëpi dhe merr llafe. Pse i bën këto?
Valbona: Me kë po më ngatërron?
Rozana: Si s’të vjen pak turp!?
Valbona: E mbaj vet turpin tim.
Rozana: Patjetër që vet do ta mbash se s’do ta mbaj unë. U bëre legjendë, ke 12 ditë që vetëm për ty flitet. Bërtet, merr llafe, ço andej, ço këtej. Po si e bën këtë punë?
/Pamfleti