Ndërpritet energjia elektrike në disa qytete
Qyteti i Fierit, Durrësi, Lushnja dhe Saranda janë përfshirë nga errësira totale, pas ndërprerjes së energjisë elektrike.
Ndërkohë, edhe në Vlorë pati shkëputje të energjisë për rreth 15 min.
Mësohet se ndërprerja ka bërë që të bllokohet një varkë lëkundëse në sheshin qendror të qytetit. Thuhet se në të kanë qenë disa fëmijë duke u argëtuar, të cilët fatmirësisht kanë zbritur.
Sipas raportimeve nga OSHEE, mësohet se ka pasur një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit.
Ndërsa ne Fier mësohët se kanë rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan të 220-çit.
Si kurrë më parë, qyteti i Durrësit është pa energji elektrike.
Sipas burimeve nga OSHEE, linja 220 kilovolt ka rënë dhe nuk furnizohet me energji nestacioni i Spitallës dhe Rrashbullit.
Përjashtim bën vetëm porti i Durrësit, i cili furnizohet me energji elektrike nga gjeneratorët që ka për raste emergjente.