ShowBiz

Olta Gixhari përlotet në Big Brother, ka një thirrje për Atillën

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, mes lotëve i ka bërë thirrje Atillës që t’i lejojë fëmijët të takohen me nënën e tyre, Drenushën.

Madje Olta tha se i kupton sjelljet e fundit të Drenushës, duke parë mallin për fëmijët.

“E kuptoj shumë mirë Drenushën, e kuptoj mallin për fëmijët, kur je brenda asaj shtëpie. Gjithë agresiviteti yt në atë shtëpi, e gjitha forca që tregon, i gjithë ky kombinimi i emocioneve që na ke dërguar nga ajo shtëpi, natyrisht që ka vetëm një emër: malli për fëmijët”, u shpreh Olta.

“Unë dua t’i bëjë thirrje babait të fëmijëve të Drenushë, që kjo që po bën nuk është e drejtë që të mos i shohësh fëmijët që të shohin nënën e saj, nuk gjej fjalë që çfarë fuqie duhesh të kesh që të bësh këtë veprim, kështu i bëj thirrje të lutem për të mirën e fëmijëve të mos e pengojë takimin me nënën e tyre”./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button