Çfarë ndodhi? Valbona shpërthen në lot
Dita e sotme nuk ka nisur mirë për Valbonën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”
Dita e sotme nuk ka nisur mirë për Valbonën në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Gazetarja duket se është sëmurë.
Në mëngjes pranë saj ka qëndruar G-Bani, i cili u mundua që të kujdesej për të sa më mirë, por ishte vetë ajo që refuzonte çdo gjë nga ai.
Ata patën gjithashtu edhe një bashkëbisedim në lidhje me raportin e tyre, ku Valbona shprehet se “nuk dashuron njeri aty” dhe se “nuk është e lidhur”.
Nga ana tjetër G-Bani i drejtohet duke i thënë se “nëse shikon se ajo ka interes për një djalë tjetër, ai i heq vizën”.
Pas kësaj Valbona është ngritur nga krevati, ku ka nisur një debat me Rozanën në lidhje me cigaret.
Këngëtarja i është drejtuar asaj duke i thënë “adoleshente e parritu” dhe se “i vinte keq që ndante shtëpinë me të”.
Por jo vetëm kaq, pasi në një moment teksa po qëndronte e ulur në divan jashtë, Valbona ka shpërthyer në lot.
Banorët që ishin pranë saj kanë marrë dhe e kanë përqafuar, e jane munduar që ta bëjnë për të qeshur.
E pyetur nga Xumi se pse po qan, ajo i përgjigjet: “S’kam gjë, jam sëmurë”.
Xumi e përqafon dhe prane tyre shkon dhe Loredana, ndërkohë Danja e kap nga duart.
“Jam sëmurë dhe po nxjerr sëmundjen”, thotë Valbona më pas.
Nga ana tjetër Xumi me humor thotë:
“Unë e nxjerr me gazra, kur mërzitem gjej cepat e shtëpisë dhe heq të keqen. Liroj 0.30 litra gaz”./gsh