Vendi

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës e pasdite.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të behen prezente nga orët e para të ditës kryesisht në dy ekstremet veri – jug, më pas prekin pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e borës pritet të bëhen prezent nga orët e pasdites ku me intensitet mesatar e hera – herës në formën stuhis në Alpe, ndërsa në lartësitë mbi 700-800m reshjet borës pritet të jenë me intensitet të ulët e hera herës mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 12m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -4 deri 9°C,

në zonat e ulëta -4 deri 12 °C,

në zonat bregdetare 4 deri 15 °C.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button