Lajme

VIDEO E RËNDË/ Puthi partnerin në dritare, 27-vjeçarja d*gjet nga fishekzjarrët e Vitit të Ri

Një grua 27-vjeçare në Brazil, pësoi djegie të shkallës së tretë në gjoks kur u godit nga fishekzjarrët në natën e nderrimit të viteve. Në video, 27-vjeçarja Bianca Miranda duket se ka hapur dritaren e shtëpisë së saj në qytetin e Navegantes, në mënyrë që ajo dhe bashkëshorti i saj të shikonin shfaqjen e fishekzjarreve të vitit 2025, por befas, 27-vjeçarja fillon të bërtasë pasi fishekzjarrët e goditën në gjoks.

Siç tha bashkëshorti i saj, përveç djegieve në gjoks ajo tha se ka pësuar djegie të shkallës së dytë në duar.

“Kam marrë djegien në dorë sepse jam përpjekur të shuaj zjarrin. Isha e dëshpëruar. Fustani më ishte ngjitur në lëkurë, hyra në dush për të ndalur dhimbjen”, tha 27-vjeçarja.

E reja është dërguar në spital ku i janë dhënë anti-inflamatorë dhe antibiotikë dhe gjendja e saj shëndetësore nuk përbën shqetësim.

https://twitter.com/TechnologyMaf/status/1874973713957109989

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button