”Unë të pëlqeva që ditën e parë…”/ Kush i ka shkruar letër anonime Jozit?
Vëllai i Madh u ka dhënë banorëve mundësinë që të shkruajnë letra anonime!
Vëllai i Madh u ka dhënë banorëve mundësinë që të shkruajnë letra anonime! Banorët kishin për të shkruar atë që nuk e kanë thënë përballë.
Banorët e grupit të Olsit kanë shkruar letra për banorët e grupit të Rozanës dhe anasjelltas.
Banorët sot kanë patur mundësinë që të hapnin letrat dhe t’i lexonin, e më pas do mundoheshin që të gjenin se kush e ka shkruar.
Letrën e parë e lexoi Jozi, në të cilën shkruhej se një nga vajzat e ka pëlqyer që ditën e parë që kanë hyrë në shtëpinë e BBV 4.
“Jozi unë të pëlqeva që ditën e parë që hyra në shtëpi. Ndiq shikimet e mia që të kuptosh se kush jam! Pse nuk më konsideron nga vajzat”, shkruhej në letrën drejtuar Jozit.
Ky i fundit qesh dhe thotë:
“Ky është një kurth”.
Më pas ai shton: “Amber e ka shkruar këtë letër”./gsh