Merr fund pritja – Moment rrëqethës, Parashqevi Simaku takohet me djalin e saj
Sipërmarrësi Elton Ilirjani ka ndarë lajmin e mirë se Parashqevi Siamku ka takuar me ne fund djalin e saj Luke, mbrëmjen e kësaj të premteje.
Ky është takimi i parë pas shume vitesh. Ka qenë vetë Ilirjani, i cili ka bërë lajmin publik përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram.
Më parë biznesmeni njoftoi se ikona e muzikës shqiptare ka komunikuar me djalin e saj përmes celularit, dhe se së shpejti do të ndodhte takimi i shumëpritur mes tyre.
Rasti i Parashqevi Simakut, e cila jetonte e pastrehë në Nju Jork tronditi opinionin publik rreth një muaj më parë. Pas ndihmës së dhënë, kryesisht nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani, situata e këngëtares paraqitet më e mirë.
Aktualisht ajo qëndron në një hotel në New York, i cili u mundësua nga biznesmeni Elton Ilirjani.
/OraNews