Life Style

Kjo substancë për drejtimin e flokëve shkakton kancer, sipas autoriteteve në SHBA

Formaldehidi, një kimikat i pranishëm në produktet për drejtimin e flokëve, paraqet një “rrezik të rëndë për shëndetin e njeriut”, sipas një paralajmërimi shqetësues të autoriteteve shëndetësore të SHBA-së.

Në një hulumtim të autoriteteve që ka nisur prej kohësh mni sigurinë e këtij kimikati, i cili përdoret në disa industri nga tekstilet deri tek ndërtimi, zyrtarët paralajmëruan se substanca që është “gjendet pothuajse kudo” rrit rrezikun për kancer.

Ekspertët kanë qenë për një kohë të gjatë të shqetësuar për praninë e kësaj substance në trajtimet kimike për drejtimin ose trajtimin e flokëve.

E listuar nën emrat formaldehid, formalin ose metilen glikoli, këto substanca përdoren bashkë me keratinën, proteinën me të cilën drejtohen flokët. Kur aplikohet nxehtësi në flokë në fund të trajtimit — nga tharësit e flokëve ose stilizuesit e flokëve — gazi formaldehid çlirohrt në ajër.

Ky gaz pa ngjyrë më pas thithet nga personat prezentë, duke shkaktuar, në më të mirën, acarim të syve dhe të frymëmarrjes dhe, në më të keqen, rritje të rrezikut për kancer në periudhë afatgjatë.

Këto rreziqe shtohen nëse një hapësirë si salloni, tualeti ose dhoma e gjumit nuk ka ventilim të mirë. Paralajmërimi i ri, i lëshuar nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA-së (EPA), thotë:

“Thithja e formaldehidit për periudha më të gjata ‘kronike’ mund të zvogëlojë funksionin e mushkërive dhe të rrisë sëmundjet nga astma dhe alergjitë, si dhe kancerin.”

Ndërkohë që EPA nuk e emërtoi konkretisht produktet e flokëve, Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA (FDA) ka pranuar më parë lidhjen midis produkteve për drejtimin e flokëve dhe ekspozimit ndaj formaldehidit.

Raporti i EPA-së shton se kjo substancë gjendet eshe në disa produkte si mobiljet dhe lodrat.

Gazi mund të “arratiset” nga këto objekte me kalimin e kohës, duke ekspozuar njerëzit ndaj rreziqeve të këtij kimikati. Ata gjithashtu pranuan rrezikun për punëtorët që mund të përdorin produkte që përmbajnë këtë kimikat pa pajisje të duhura mbrojtëse./ANABEL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button