“Aroma dhe shkëlqimi i syve të tu”, Egli lexon letrën anonime, kush banor i dedikon fjalë romantike?
Vëllai i Madh u ka dhënë banorëve mundësinë që të shkruajnë letra anonime. Banorët sot kanë pasur mundësinë që të hapnin letrat dhe t’i lexonin, e më pas do mundoheshin që të gjenin se kush e ka shkruar.
Egli ka marrë një letër ku dikush i thotë se “është krenar për të për çdo gjë”. Por jo vetëm kaq, pasi i ka bërë dhe komplimente për sytë dhe aromën e saj.
“Jam krenar për ty për çdo gjë, jam krenar për çdo moment të jetës tënde që ti nuk ke përqafuar fjalën dorëzim. Të admiroj për thjeshtësinë që ke dhe diçka që vlerësoj më së shumti është pastërtia në zemër… të flas për sytë e tu do më duhet të mbledh çdo shkëlqim të çdo ylli në galaktikë dhe prapë nuk do mund t’i afroheshin shkëlqimit të syve të tu. Të flas për aromën tënde do më duhej të nxjerr çdo lule në çdo cep të botës dhe përsëri do ishte më unikja”, shkruhej në letrën drejtuar Eglit, e cila thuhet se ishte shkruar nga Xumi.